GDHENDJE NË ULLI-Nuri plaku

in Letërsi/Tharm by

GDHENDJE NË ULLI-Nuri plaku
 

Druri ku u gdhend ikona jote, u ronit dalngadalë
Dalta që përdori mjeshtri, u vesh me ndryshk
Edhe mjeshtri që e punoi atë, tashmë u plak.
 
Vetëm ti mbete ende e freskët,
E denjë për të qenë një tjetër meritë
Midis një druri, një dalte dhe një mjeshtri të ri.
 
Ndërsa unë… që ruaj pengun tënd të fshehtë,
I lutem Zotit
Të më kthejë në ulli.
 

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top