Algoritëm shpresash-Sueton Zhugri
Kur sheh detin në furtunë
çdo gjymtyre e tij
bie përsipër
një tjetre ngjitur.
Grushte gjigante shkume
shpërthejnë mbi shkëmbinj e në tërheqje tregojnë rrëfenja
mbi bardhësinë e shpirtrave nën taban.
Iluzione dallgësh
përcillen bregut
numerikë në pafund.
Ne njerëzorët
e fillojme dhe mbarojmë
këtë numërim
gjithmonë diku në mes,
rrugëtim në xhepa çmendurie,
me shpresën
që do të na çojnë edhe më larg
se gurët
në
Hënë.
2015

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të