Poezi nga 𝑀𝑎𝑛𝑢𝑒𝑙𝑎 𝑇𝑜𝑡𝑜

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Poezi nga 𝑀𝑎𝑛𝑢𝑒𝑙𝑎 𝑇𝑜𝑡𝑜

Jo domosdoshmërisht
duhet të japësh shpjegime,
për ata që nuk e kanë kuptuar atë që krijon a thua.
Mund të reagosh dhe të heshtësh për arsyet e tua.
Jo domosdoshmërisht
duhet të qëndrosh në vende
ku thahen lulet e tua.
Nuk ekziston një kopsht i vetëm
dhe ti, për këtë duhet t’ia lejosh vetes privilegjin e Diellit më të mirë.
Nuk të duhet të jesh
i/e kënaqur në shoqërinë e kujtdo për domosdoshmëri.
Vetmia nuk është një dënim,
nëse e zgjedh për t’u gëzuar në paqen tënde.
Jo domosdoshmërisht
duhet të mbledhësh çdo provokim, sepse jo çdo gjë meriton vëmendjen dhe kohën tënde.
Jo domosdoshmërisht
duhet t’u mbash besimin premtimeve të vjetra që të kanë lënë në pritje.
Premtimet duhet të ushqehen çdo ditë
dhe universi bekon atë që njeh fundin, duke i hapur portën.
Jo domosdoshmërisht
duhet të jesh shtëpi e qëndrueshme e fortë,
e çdo emocioni.
Duhe të lejosh edhe të kalosh matanë, sikur të jesh prej ajri.
Jo domosdoshmërisht
duhet të konfirmosh pritshmëritë e të tjerëve.
Mund të mbetesh gjithashtu i(e)paparashikueshëm;
është për ty liri,
dhe mirënjohje ndaj vetes.

 

Përktheu: Herman Çuka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top