Verbëri-Sueton Zhugri
Sot i dhashë dorën një fëmije të verbër:
Anna, lexova,
varur rreth qafës së brishtë.
Ajo mund të numëronte llojet e tingujve të çdo sekonde.
Një Mozart ngjyrash nga bluja lëndore deri në pafundësi.
E ndrojtur, e sjellshme
me pafajësinë e një pike shiu
ajo të lag në shpirt fare pa të prekur.
U largua në turmë dhe
trokitja e shkopit të saj goditi meskinitetin tim.
Ajo u buzëqeshi krijesave të rrugës edhe pa i parë, u thithi si magnet këngën zogjve,
e unë pa lot,
dhe me vështrimin tim të gjatë,
mbeta aty, si një natyrë e qetë, e vdekur.
15.3.18

Goja e humbjes-Sueton Zhugri
Goja e humbjes-Sueton Zhugri Nuk i kemi më dhëmbët në gojën e humbjes,përtypim perëndime të buta