Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja
Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,
gati për përjetësi.
Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejt.
Kemi qenë përherë bashkë, që të rinj,
Dhe tani më le!
Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur,
dhe me botën më ndan një udhë me kilometra vetmi.
Kemi thënë gjëra që s’kanë për t’u kuptuar kurrë.
Kemi ecur në tërë shekujt, para piramidave,
emrat tanë kanë qenë gdhendur
edhe kur nuk kishim shkëmbinj.
Por këto s’kanë për t’u kuptuar kurrë.
Si ungjijtë.
Të dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani
Je akoma më e bukur, kështu me pak vdekje në sy.Poezia e lexuar nga Besmir Haliti:

E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të