Soneti numër 19-Bertold Brecht
Kërkesa ime e vetme: me mua të qëndrosh
Se dua të të dëgjoj, pavarësisht se ç’thua
Në qofsh i shurdhët, më duhen fjalët e tua
Në qofsh belban, më duhesh që t’shikosh
Në qofsh i verbër, unë do të të mbaj n’vëzhgim
Ti si ushtar mision e ke të jesh në krahun tim:
Se ende as në gjys’rruge s’jemi në këtë udhëtim
E nata, mbaje mend, ende na ka n’rrethim.
Të thuash “lërmë sa të shërohem” nuk arsyetohesh – tash
Të thuash “kudo” (por jo këtu) nuk është arsyetim
Do ketë dikur për ty shërim, por jo lirim prej detyrës – tash.
Ti e di, ai që nevojitet nuk mund të jetë i lirë të shkojë
E ti e di se për ty unë kam kaq urgjentisht nevojë
Po flas si “unë”, dhe pse si “ne” do kish më shumë kuptim.
Përktheu: Arbër Zaimi
Fragment nga libri “When We Cease to Understand the World”/ Benjamín Labatut
Benjamín Labatut Në një analizë mjekësore në prag të Gjyqeve të Nurembergut, doktorët vunë re se