SHAH-Jorge Luis Borges

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

SHAH-Jorge Luis Borges


Në këndin e tyre lojtarët fillikatë
Gurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,
Ku dy ngjyra urrehen si kurrë ndonjëherë,
Nën ligjin e saj i mban zgjuar gjithë natën.

Format rrezatojnë rreptësi magjike:
Oficer i kithët, kalë këmbëlehtë,
Mbretëreshë e ngrehur dhe i fundmi mbret,
Ushtarë agresorë, kala homerike.

Edhe kur lojtarët të jenë larguar,
Edhe nëse koha do t’i ketë vjetruar,
Riti sigurisht nuk do njohë pushim.

Këtë luftë trashëgim na e la Orienti,
Sot arenë e saj është i gjithë planeti.
Ashtu si dhe tjetra, kjo lojë s’ka mbarim.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top