Pse shkruan?-Mirela Papuçiu
– Mirela, pse shkruan?
Mos ke dëgjuar zërin e ngjirur të ikjeve të të shurdhojë gjymtyrët,
Mos ke parë fijet e bardha të flokëve, fshehur në urimet e prindërve,
Kapilarët e tu të zbrazët, që ecin mes njerëzish te nesërmeve?
Foshnjën që nuk e linde kurrë,
Një burrë që nuk vdiq e të ngjallej për ty.
Muzgje dasmash, ku dehen gëzime kalimtare,
Mesditë funeralesh, ku vallëzojnë brishtas lotë solemnë?– Pse shkruan?
– Është jeta… Më tremb për vdekje…
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy
TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy Shtatë qyteza u mburrën që Parisin e