LËVDATË PËR OPINIONIN E KEQ NDAJ VETES- Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Qifti nuk ka asgjë për t’u qortuar.
Skrupujt janë të huaj për panterën.
Piranatë s’kanë asnjë dyshim për aktet që bëjnë.
Gjarpri me zile e pranon veten pa rezerva.Askush nuk ka parë një çakall të penduar.
Karkaleci, krokodili, krimbi dhe zekthi
rrojnë mirë ashtu siç rrojnë dhe janë shumë të kënaqur.Zemra e një balene peshon njëqind kilogramë,
por nga një pikëpamje tjetër është fort e lehtë.Po ç’ka më kafshërore
se ndërgjegjia e qetë
mbi planetin e tretë të Diellit?Përktheu: Alket Çani

SHAH-Jorge Luis Borges
SHAH-Jorge Luis Borges Në këndin e tyre lojtarët fillikatëGurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,Ku dy ngjyra urrehen