Kur vdesin hënëzat-Frederik Rreshpja
Xhindi i vogël i përrallës
Hedh yje në pellgun e hijeve.
Te dritarja e gjetheve pashë
Hënën e shuar nga shiu
Kur vdesin hënëzat, kur vdesin yjet
Jam si dikur fëmijë i dhembshur.
Qëllon që qaj i vetmuar
Mbi dritën e duarve të hënës
Qëllon që qaj edhe për zogjtë
E trokas në gërmadhat e çerdheve.
Pastaj u shpjegoj zogjve
Që dhe unë jam në këtë botë pa fole.

E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të