Gur perifrazues-Kiki Dhimula
Fol.
Thuaj diçka, çfarëdo qoftë.
Veç mos rri si statujë e çeliktë.
Zgjidh qoftë edhe një fjalë,
që të t’lidhë më fort
me pasigurinë.
Thuaj:
“padrejtësisht”,
“pemë”.
“zhveshur”.
Thuaj:
“do ta shohim”,
“pa peshë”,
“peshë”.
Ka aq shumë fjalë që ëndërrojnë
të kenë pakëz jetë të çlirët në gojën tënde.Fol.
Para nesh shtrihet një det i tërë.
Aty ku mbarojmë ne
fillon deti.
Thuaj diçka.
Thuaj “dallgë”, që s’rri në një vend.
Thuaj “varkë”, që zhytet
nëse e mbingarkon me parafjalë.
Thuaj “çast”,
që thërret për ndihmë mgaqë po mbytet,
mos e shpëto,
thuaj
“s’dëgjova gjë”.Fol.
Fjalët janë armike të njëra-tjetrës,
janë në garë mes tyre:
nëse njëra syresh të robëron,
tjetra të çliron.
Tërhiq një fjalë nga nata rastësisht.
E tërë nata një rastësi.
Mos thuaj “e tërë”,
thuaj “veç pak”,
që të lë të ikësh.
Veç pak
ndjesi,
hidhërim
i tëri
i imi.
E tërë nata.Fol.
Thuaj “yll”, që shuhet.
S’pakësohet heshtja me një fjalë.
Thuaj “gur”,
që është fjalë e pandarë.
Kësisoj, mbase-mbase,
i vë një titull
kësaj shëtitjeje buzë detit.
Përktheu: Stefan Zhupa

Ndodhi-Kiki Dhimulá
Ndodhi -Kiki Dhimulá E vetme, krejt e vetme bares rrugëve dhe udhës ndesh ndodhi të mëdha: