E bardha dhe e kuqja-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

E bardha dhe e kuqja-Sueton Zhugri


Kjo është një pemë ku zogjtë vijnë të vdesin
Është një dallgë ku shkuma e thellësive
mbaron së qari
Një lëndinë ku hëna me dritën e saj
dhëmbëshkulet dhe mbyll sytë
Ngjyrë që plagosja braktis mbi dëborë…

Unë jam abazhuri i motçëm i ëndrrave
që e harron ndezur
lodhur me kokën mbështetur mbi libër
Qelqurin’e dridhur në oborr ku era tremb cicërimat e kujtimeve
Gjuha e kafshuar e mallit që përgjak
pavetëdijen
Balli i përplasur padashur pas komosë
Njolla e dhimbjes mbi jastëkun e pavdekësisë
Pluhuri i mëngëve pa duar
Pëshpërima e pathënë
në veshin e brendshëm të mëngjeseve

Ulur është lëvozhga e boshatisur e orëve
Mbeten dyert e zbrazura prej rrezesh dhe qerpiku
Aty ku s’varet më frymë… as shpresë…

8.5.2017

Piktura: Elizabeth Magill – Magnolia, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Guximi- Jack Kerouac

Guximi- Jack Kerouac   I. Guximi është një virtyt interesant. I vetmi

AG-Arthur Rimbaud

AG-Arthur Rimbaud Përqafova agun e verës. Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e
Go to Top