Distancë e gjatë II-Tony Harrison

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Distancë e gjatë II-Tony Harrison

 


1937

Edhe pse ime më kishte tashmë dy vjet që kishte vdekur
Im atë i mbante pantoflat e saj duke u ngrohur pranë sobës së gazit,
vinte shishe me ujë të nxehtë në anën e saj të krevatit
dhe vazhdonte të paraqitej për të rinovuar abonenë e saj.
Ti nuk mund t’i bëje thjesht një vizitë. 
Duhej të telefonoje.
Ai do të të zmbrapste për nja një orë, në mënyrë që t’i jepje kohë për të hequr gjërat e saj dhe për të ngjarë i vetmuar
sikur dashuria e tij, ende e paargasur, të ishte kushedi çfarë krimi.
Ai nuk mund ta rrezikonte vragën time të mosbesimit
edhe pse i sigurt se shumë shpejt do ta dëgjonte çelësin e saj duke u rrotulluar në bravën e ndryshkur, duke i dhënë fund pikëllimit të tij.
Ai kujtonte se ajo sapo kishte dalë për të marrë çajin.
Unë besoj se jeta përfundon me vdekjen, dhe kjo është e gjitha.
Nuk keni shkuar të dy për të bërë pazar;
ashtu siç,
emri yt gjendet në bllokun tim të ri prej lëkure të zezë të numrave të telefonit
dhe unë numrin e shkëputur e telefonoj ende.


Përktheu: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top