Author

Admin - page 186

Admin has 1852 articles published.

“Fytyra e luftës”-Piktura që shenjoi një epokë

in Pikturë by

Kjo është një foto e piktorit Salvador Dali, ndërsa është duke punuar me një prej kryeveprave të tij.

Ajo titullohet “Fytyra e luftës”.

Dali e realizoi këtë pikturë gjatë qëndrimit në Kalifoni, në vitin 1940.

Ёshtë fytyra e tmerrshme e luftës, janë sytë e saj mbushur plot me vdekje.

Kjo fytyrë është më shumë remenishencë e Luftës Civile në Spanjë, se sa e asaj të Luftës së Dytë Botërore, imazhet e tmerrshme të kësaj të fundit ende nuk kishin depërtuar mjaftueshëm sa për ta impresionuar Dalinë.

Në ditarin e tij, ai shkruante se dy motorët më energjikë që bënin të funksiononte trurin e tij të rafinuar prej artisti, qenë libido dhe frika prej vdekjes… dhe se asnjë minutë e vetme e jetës se tij nuk kalonte pa spektrin katolik, apostolik të vdekjes, i cili e shoqëronte edhe në çastet më pak të rëndësishme e kapriçoze të fantazisë së tij.

Piktori i famshëm surrealist i dha njerëzimit shumë kryevepra. “Fytyra e luftës” është njëra nga ato.

Ajo përcjell atmosferën traumatike të atij viti, dëshpërimin dhe mizerjen.

Nëpërmjet toneve të errëta, të frikshme, Salvador Dali sjell fytyrën e vërtetë, fytyrën e shëmtuar të luftës.

Kjo ishte mënyra e piktorit surrealist për të shprehur qëndrimin e tij ndaj saj.

Në këtë pikturë vuajtja e të gjithë njerëzimit është përcjellë nëpërmjet një fytyre të vdekur.

Kjo ishte një temë që e përfshinte emcionalisht Dalinë, i cili e ndiente dhimbjen dhe shkatërrimin e luftës, mendërisht dhe fizikisht.

Me “Fytyrën e luftës”, Dali i ka dërguar një mesazh botës nëpërmjet artit… I ka treguar marrëzinë e saj…

Leonard Cohen mbi origjinën e këngës “Boogie Street”

in Muzikë by

Është një imazh që të ndjell mashtrimin; “Bulevardi i iluzioneve të humbura”, një imazh i jetës së përditshme, me tundimet dhe deluzionet e tij .

Në të vërtetë ekziston një “Boogie Street” në Singapor. Një rrugë shumë tërheqëse, ku mund të gjesh disqe të piratuara.

Mbaj mend që kam qenë atje pas një turneu në Australi. Isha pothuajse i fyer që nuk gjeja disqet e mia. E pyeta shitësin dhe ai u kthye me një kuti që përmbante gjithë koleksionin e disqeve të mia – çfarë ju nuk do të mund ta gjenit askund tjetër – dhe për më tepër me një dollar secili.

Netëve kjo rrugë bëhet më e nxehta e zonës. Është një rrugë e punës dhe e seksit, dhe e gjithë mashtrimeve  që  gjëra të tilla  mund të sjellin, mashtrime edhe më mizore kur kalojnë vitet dhe plakesh, kështu siç jam unë tani.

Leonard Cohen

Përktheu: Arlinda Guma

1 184 185 186
Go to Top