Atletika e ndjenjave-Sueton Zhugri
Vështrimet tona herë-herë
për pak
si tela drite të çelikta
mpleksen
Dhe ne rrotullohemi
furishëm
në shtrate ekuilibrash……me fund
kur kokat të mbajtura në skajet e tyre
si gjyle
i flakim
në hartat e botës
për të mos u parë më kurrë.
5.10.2017

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të