Antony-Ardita Jatru

in Letërsi/Tharm by

Antony-Ardita Jatru

 

Antony, 

mos vdis kësaj vjeshte

se ky pikëllim i kuqërremtë i natyrës

duhet ndjerë në asht

dhe muzgun kur ngjit fytyrën qelqeve me brymë.

Eh, dhe liqenin e hirtë e të heshtur pa një shpend.

Por asnjë vjeshtë nuk është njësoj

as dashuritë.

Pa gjak Antony… pa gjak e do kjo jetë.

 

Në fund të fundit Antony

kjo është jeta,

i njëjti diell që lind

të njëjta dhe perëndimet.

Fati ynë nuk është i njëjtë.

Ndaj kur të zgjohesh mëngjesin tjetër

eja më trego historitë e tua, i kthjellët,

për zhgënjimin tënd me zonjën Mina

e për natën e ndarjes që u rrahët paq.

Për të shtunën që desh vrave veten për pak.

Tregomë gjithçka…

 

O Zot, më dhimbsesh.

Ta marrë e mira, sa shumë që ngjajmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top