Pablo Neruda – Soneti XVII

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Pablo Neruda – Soneti XVII

Nuk të dua si një kristal kripe rozë, as si gurë topazi,

dhe as si shigjetë karafilash me të cilën qëllon zjarri:

të dua siç duhen disa gjëra të errëta,

fshehtësisht, mes shpirtit dhe hijes.

Të dua si bima që nuk lulëzon dhe që mban,

fshehtësisht, dritën e atyre luleve në skutat më të thella të saj,

dhe falë dashurisë tënde jeton në një mënyrë të errët

brenda trupit tim, ai amësim që ngjitet nga toka.

Të dua pa e ditur si, kur apo nga ku,

të dua hapur, çiltër dhe pa krenari:

të dua kështu se mënyrë tjetër nuk di

përveç kësaj ku nuk ndodhemi unë dhe ti,

kaq pranë sa dora jote mbi gjoksin tim është e imja

kaq pranë sa qepallat e tua mbyllen tek nis e ëndërroj.

Përktheu: Redi Sheqeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top