Variacione për fjalën “dashuri” – Margaret Atwood
Kjo është një fjalë që ne e përdorim për të mbushur boshllëqet.
Është përmasa e përkryer për ato heshtje të ngrohta midis fjalëve,
për ato zbrazëti të kuqe në formë zemre në faqe,
që nuk duken aspak si “zemra të vërteta.
Shto pak dantellë dhe e bën të shitshme.
Ne e fusim edhe atë
në hapësirën e vetme bosh të formularit
me shkrim,
që vjen pa udhëzime.
Ekzistojnë revista të tëra pa shumë brendi, por prapë fjalën “dashuri” mund ta shpërhapësh nëpër të gjithë trupin,
e madje edhe mund të gatuash me të.
E si mund ta dimë
nëse ndodh vërtet kjo në ato orgji të ftohta kërmijsh
nën copa të lagura kartoni?
Sa për barërat e këqija
që nxjerrin lart sqepin e tyre të fortë midis sallatës,
ato e bërtasin fort.
Dashuri! Dashuri! këndojnë ushtarët,
duke ngritur thikat e tyre vezulluese si përshëndetje.
Pastaj jemi ne të dy.
Kjo fjalë është tejet e shkurtër për ne,
ka vetëm gjashtë shkronja,
shumë të rralla për të mbushur ato zbrazëti të thella e të zhveshura midis yjeve,
që na shtypin me shurdhësinë e tyre.
Nuk është dashuria ajo nga e cila nuk duam të mbërthehemi,
por kjo frikë,
kjo fjalë nuk është e mjaftueshme, por do të duhet të jetë.
Është një zanore e vetme në mes të kësaj heshtjeje metalike,
një gojë që flet
“O”‘-ja që kthehet sërish e sërish në habi dhe në dhimbje,
një frymëmarrje, një gisht që mbahet pas faqes së një shkëmbi.
Ti mund të vazhdosh të mbahesh fort ose të dorëzohesh e ta lëshosh.
Përktheu: Arlinda GumaPoezia e lexuar nga Suela Bako:
Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood
Një fëmijë i trishtuar-Margaret Atwood Ti je e trishtuar ngaqë je e trishtuar. Është psikike. Është