SHAH-Jorge Luis Borges
Në këndin e tyre lojtarët fillikatë
Gurët e ngadaltë lëvizin. Skakiera,
Ku dy ngjyra urrehen si kurrë ndonjëherë,
Nën ligjin e saj i mban zgjuar gjithë natën.
Format rrezatojnë rreptësi magjike:
Oficer i kithët, kalë këmbëlehtë,
Mbretëreshë e ngrehur dhe i fundmi mbret,
Ushtarë agresorë, kala homerike.
Edhe kur lojtarët të jenë larguar,
Edhe nëse koha do t’i ketë vjetruar,
Riti sigurisht nuk do njohë pushim.
Këtë luftë trashëgim na e la Orienti,
Sot arenë e saj është i gjithë planeti.
Ashtu si dhe tjetra, kjo lojë s’ka mbarim.
Përktheu: Alket Çani

E ARDHMJA E LETËRSISË-Paul Valéry
Ky artikull u botua në suplementin letrar të New York Herald Tribune, më 22 prill 1928.