TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

TË SHTATAT KUNDËR PARISIT-Charles Péguy

Shtatë qyteza u mburrën që Parisin e grinë:
Auteuil-i desh ta bënte yrt e perimore;
Grenelle-a desh ta bënte pemishte frutore;
Montmartre-i, vodëvil; Bercy-a, magazinë.

Passy-a desh e bëri ngrehinë servile,
Për fisnikët e huaj desh e bëri fjetore;
Vaugirard-i, Villette-a me turmën puthadore
I bënin kasaphana për luftën civile.

Por zonja i hëngri shtatë motrat e vogla,
Dhe përgjithmonë i vuri të shpirtit liri,
Dhe tërë furnitorët me tërë ato gogla,

Me hi e me flakë, tregtiza e dashuri,
Me tërë ato dëngla, tërë ata lajkatarë,
Gubernat me dhëndurë e me trashëgimtarë

Nën komandën e kullave të Notre-Dame de Paris.

Përktheu: Alket Çani

Fitografia: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top