NA NGROH I NJËJTI YLL – Sueton Zhugri
Të dy pranë këmbëkryq
Përballë këtij ylli duke u ngrohur
Rreshkemi
Vlohemi me bulëza
Dhe nuk e kemi
Një bisht si të qenit
Ta dridhnim në ajër
Për të shpallur
Mirënjohjen,
As mjaullimat e maces
Që ta grisnim heshtjen
E kësaj jete të bardhë e të fundme
Si pambukun e fustanit të ciganes
Dhe t’i lyenim buzët e ditëve
Me të kuqtë e perëndimit
Si buzëkuq prostituimi.Jemi këtu kaq kalimthi,
Një sekondë nga përjetësia
Sa është për të qeshur serioziteti
Që i veshim vetes si mantel hyjnie
Unë dhe ti nën këtë yll që digjet
Ndër të panumërtit e qiellit
Pluhur universi menduesShihe:
edhe një flutur e lumtur
në botën e saj të insektevejeton një pafundësi…
Nën Diell, nën këtë diell…29.11.2024
Poezia e lexuar nga Sueton Zhugri:
Goja e humbjes-Sueton Zhugri
Goja e humbjes-Sueton Zhugri Nuk i kemi më dhëmbët në gojën e humbjes,përtypim perëndime të buta