Thirrje qiellore-Sueton Zhugri
Një fushqetë sinjalizuese në qiell
Sa e shndritshme, e bukur
Dikush është në nevojë…
Lart, ja edhe një tjetër
Sytë më mbushen me fushqeta
Sikur truri sheh veten në pasqyrë
Botë e mbyllur,
E mbytur për ndihmë, (ndihmë!)
Hidhe dhe ti një fushqetë
Ndoshta dikush e sheh
Dikujt ndoshta i pëlqen ngjyra e
Fushqetës tënde
Dhe vrapon me ndihmën e të
Kuqes së zemrës
Si në një mbrëmje fishekzjarresh
Me duart që i dridhen…
Drejt shpëtimit24.10.2020

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të