Rita dhe Pushka-Mahmoud Darwish
Mes Ritës dhe syve të mi
Është një pushkë
Dhe kushdo që e njeh Ritën
Bie në gjunjë dhe lutet
Për hyjnoren në ata sy ngjyrë mjalti.
E unë e putha Ritën
Kur ajo ishte e re
Dhe më kujtohet sesi u afrua
Dhe sesi krahu im mbuloi gërshetat më të bukura në botë.
E mua më kujtohet Rita
Ashtu siç harabeli kujton rrëkezën e tij
Ah, Rita
Midis nesh ka një milion harabela e imazhe
Dhe shumë takime
Të ekzekutuara me pushkë.
Emri i Ritës ishte ëndje në gojën time
Trupi i Ritës ishte dasmë në gjakun tim
Dhe për dy vjet unë humba te Rita
Dhe për dy vjet ajo flinte në krahun tim
Dhe bëmë premtime
Mbi kupat më të bukura të verës
Dhe u dogjëm në verën e buzëve tona
Dhe lindëm përsëri
Ah, Rita!
Çfarë tjetër përveç kësaj pushke mund të m’i largonte sytë nga të tutë
Përveç një sy gjumi a më shumë, apo reve me ngjyrë mjalti?
Njëherë e një kohë
Oh, heshtje e muzgut
Në mëngjes hëna ime migroi në një vend të largët
Drejt atyre syve ngjyrë mjalti
Dhe qyteti i fshiu të gjithë këngëtarët
Dhe Ritën.
Mes Ritës dhe syve të mi –
Një pushkë.
Përktheu: Arlinda Guma

Një poeti të ri-Mahmud Darwish
Një poeti të ri-Mahmud Darwish Mos u beso parimeve tona, harroji dhe fillo nga fjalët e