Qëllon që çik jetën-Gabriel García Márquez
Qëllon që çik jetën e dikujt,
dashurohesh
dhe kupton se gjëja më e rëndësishme është që ta prekësh,
ta jetosh,
të ndash me të melankolitë dhe parehatitë,
të arrish të njohësh veten
në shikimin e tjetrit,
të ndjesh se nuk mund të bësh më pa të…
e ç’rëndësi ka nëse për ta patur të gjithë këtë,
të duhet të presësh pesëdhjetë e tre vite, shtatë muaj dhe njëmbëdhjetë ditë,
netët përfshirë.
Përktheu: Arlinda Guma
 
            
                            
                    Guy de Maupassant ka thënë…
Kujtesa jonë është një botë më e përsosur se universi: ajo u jep jetë atyre që
 
                                                             
														 
     
            
                            
             
            
                            
             
            
                            
            