Ndonjëherë -Julia Gjika
Ndonjëherë sekonda të fundos,
të hedh tre pashë nën dhe.
Ngritja kërkon kurajë.
Kujton kurthin
kur theve qafën,
si e goditur nga një mallkim.
Për kohë të gjatë
mbetesh si zog krahëprerë,
për aq kohë sa humb emrin!
Ëndrrat thërrmohen të parat.
Papritur humb ekzistencën!
Në atë kllapi
dëgjohet së largu
sqepi i një pëllumbi,
çukit- çukit dhe zgjon shpresën.
Në qetësi mbledh e bashkon
çdo gjë të ndarë
dhe ngre lart në qiejt e pastër
shpirtin me paqe bekuar.
LUTJE APO MALLKIM?-Julia Gjika
LUTJE APO MALLKIM?-Julia Gjika Thatësirë, tokë, tokë pa anë, po lënë pas vendlindjen. Afganistan, të