Mozaik me gurë të humbur -Sueton Zhugri
Mos i hidh gurët të mbyten në det!
Janë të rëndë e kanë nevojë për frymë.
I ke parë shtatoret?
Të menduara sikur pa pushim numërojnë
shpirtrat e guackave të gllabëruara.
Me sytë përdhe sikur fshehin enigma
dhe gjokset e zhveshura tejperdorur nga koha
u zverdhen muzgjeve
Gjysmëbuzëqeshjet e ngrira të shtatoreve
Shfletohen edhe faqeve të reve
Dhe pleqtë që fjalamanë bëjnë ngadalë drejt kafenesë
Ta mbulojnë vështrimin me rrudha…
13.2.2021Skulptura: Briony Marshall

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të