Lajthi atomike-Sueton Zhugri
Ata që ndërtojnë një bombë bërthamore,
netët pa fund në format e projektimit, orë e orë të ndezura për
djegien e reaktorëve, përmasat minimaliste të tragjedive kimialiste,
përqendrimin e uranit të truve,
vetasgjësimin e principit njerëzor
të paqeve,
këta njerëz që përgatitin holokaustin
e përbashkët të rracës frymore. Këta njerëz që pas pune
bëjnë dashuri me gratë e tyre të bukura, shëtisin qentë e macet parqeve plot buzëqeshje
e përkëdhelin balluket e krijesave të tyre të njoma, krenarë si tingëllon në gojët e tyre të njoma fjala: babi,
e pra këta njerëz: vallë,
si natën i zë gjumi?
21.5.2018

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të