Krilla-Frederik Rreshpja
Në orën e magjive u rrëzua një krillë
Rrokullimë nëpër rrëmujën e reve.
Humbën gjurmët në ajrin tradhëtisht indiferent.Do shkoj të rri pranë zjarrit të hënës
Me zogjtë e mardhur mbi kodër.
Një avion i vetmuar dhe i përgjumur
Ikën te shtëpia e mjegullave.Eh, krillë e gjorë! U pikëllova
Se jam mik i avionëve dhe zogjve.
Shpesh bredh nëpër udhët e ajrit
Vë stapin tek një mjegull a syzet në një re.

E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të