Histori me rrugicë, shtëpi e mjaullima macesh si stalagtite dimrash-Arben Velo
Në lagjen time.
është një rrugicë
e gjatë sa një psherëtimë.
Aty kalonin dikur dhjetra njerëz gazmorë,
tashmë kalojnë ca burra që ankohen nga reumatizma
dhe gra me flokë të kapura
me karfica pikëllimesh.
Në fund të saj
është një shtëpi e braktisur
me tjegulla të kuqe,
ku macet varin mjaullimat
si stalagtite dimrash.
Te porta
trokëllin herë-herë me poterë
një hekurmbledhës
formulën e tij të bukës:
“Kush ka vjetërsira për të shitur!”
Në shtatin e saj si plagë,
shfaqen gjurmët e fëmijëve të ikur.
Gjinkallat e shirave japin meshë për një puthjen time-Arben Velo
Gjinkallat e shirave japin meshë për një puthjen time-Arben Velo Mbaj mend…Mesditë!…Vapa shponte si gjemb.Ti nuk