Hematoma shpirti-Sueton Zhugri
Është diçka prekëse,
kur të shoh tek fle,
zgjohesh,
ujit sytë,
prashit dhëmbët,
ulesh,
pret me thikë nje puthje,
ha,
pi nje gotë me yje,
pastaj vishesh me vjeshtë
dhe largohesh jashtë dere
me aromën e vështrimit tënd të kaltër,
nën dashurinë
e syve të mi
prej qeni…1.12.2014
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të