Gjysmat e së tërës-Sueton Zhugri
Ajo e la buzëqeshjen përgjysmë
atëherë kur dhe hëna nxori gjysmën e kokës së saj në diell.
Mandej tha një gjysmë fjale
në gjysmë errësirë
me gjysmë zemre
që tingëlloi;si gjysmë note
dhe pikëlloi- si një gjysmë nate;
Gjestet e saj të pambaruara u rrokullisën kalldrëmit të rrugicës
Dhe hija që mori me vete…
gjysmën e tyre.

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të