Fragment-Rafael Noboa

in Letërsi/Tharm by

Rafael Noboa

Nuk e kam falur kurrë vëllanë tim binjak që më braktisi, më la vetëm, për gjashtë minuta të tëra në barkun e nënës sime. Gjashtë minuta në errësirë të thellë, ku pluskoja si astronaut i humbur në zbrazëtirën e pafund. Nga ana tjetër dëgjoja puthjet, pllaq-plluq, që i jepnin tim vëllai. Dalloja çdo tingull dhe secila nga ato puthje më përjashtonte akoma më shumë.
Ato gjashtë minuta, më të gjatat e jetës sime vulosën një të vërtetë të pakthyeshme: im vëlla do të ishte më i madhi, i parëlinduri dhe kanakari i nënës sime.
Që nga ajo ditë m’u bë zakon ta lija gjithnjë pas. Vrapoja i pari të dilja nga dhoma, shtëpia, shkolla, kinemaja – edhe pse e humbisja fundin e filmit. Nuk duroja dot më të isha i dyti.
Megjithatë, një ditë unë humba fillin. Atë ditë ishte ai që mori drejtimin dhe doli në rrugë para meje. Më kujtohet buzëqeshja e tij e ëmbël dhe e dëlirë teksa shikonte nga unë. Pikërisht në atë çast e goditi një veturë.  
Kur nëna dëgjoi zhurmën e përplasjes, doli me shpejtësi nga shtëpia dhe më kaloi pranë duke vrapuar. Me krahët drejt trupit të tim vëllai, ajo thërriste emrin tim.
Që prej atij çasti nuk ia korrigjova kurrë nënës gabimin.
« Unë vdiqa, kurse im vëlla mbijetoi »

Përktheu: Adriana Koxha

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top