Fragment nga romani “Terma humanitarë si fjala bombardim”-2/Arlinda Guma

in Letërsi by

   Arlinda Guma

Dashuria është forma më e përkryer e artit, e kishte zakon të thoshte Tomasi. Është sikur të marrësh baltën dhe ta shndërrosh në diamant. Vetëm ajo e arrin një përkryerje të tillë prej baltës. Ne mund të mbajmë mend me saktësi ditën, orën, sekondën kur e kemi arritur këtë përkryerje, kur kemi filluar ta ndiejmë dikë, kur kemi rënë në “dashuri” (pfff… çfarë fjale), mendoi ai, por nuk mund të gjejmë asgjë, nga dita, ora, sekonda, kur e kemi nxjerrë atë njeri prej shqisave tona, kur e kemi nxjerrë nga vetja… apo… mbytur brenda vetes. Nuk mund të dimë kur ka regëtirë brenda nesh herën e fundit. Nuk mund ta dimë, ditën, orën, sekondën kur kemi pushuar së dashuri… Gjithçka ngjan si e mbuluar nga një rrjetë e hekurt, prej hapësirave të së cilës rigojnë veç vegulli. Gjithçka më pas ngjan si një proces jotokësor, që nuk të përket më. Një proces që vepron brenda teje heshturazi, vjedhurazi, pabesisht… të cilit nuk mund t’i kundërvihesh apo të kërkosh ta ndalësh… Je i pafuqishëm për ta bërë. Një proces që kësaj radhe, shndërron diamantin në baltë.

Nga romani: “Terma humanitarë si fjala bombardim” 

_______

Arlinda Guma është autore e katër romaneve: Bulevardi i Yjeve (2014), Terma humanitarë si fjala bombardim (2016), Bob Legjenda (2021) dhe Marksi ka humbur kujtesën (2025).
Letërsia e saj është botuar në disa revista letrare ndërkombëtare, përfshirë revistat amerikane Words Without BordersPoets & Writers, Words Without Borders dhe Poets & Writers, në revistën greke Teflon, etj. 
Poezitë e saj janë përfshirë në antologji letrare ndërkombëtare dhe janë interpretuar nga aktorë të huaj në shumë vende të botës.
Që prej vitit 2018, ajo është themeluese dhe drejtuese e revistës kulturore defekt-teknik.com, e cila ruhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kritika e përshkruan si një autore të guximshme dhe jokonformiste, “që shkruan me grusht.”

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top