Duhet-Shpëtim Selmani
duhet të jemi të mirë me kryeministrin,
të jemi të mirë me armiqtë e kryeministrit,
të jemi mirë me miqtë e tij,
të jemi të mirë me Ministrin e Kulturës,
me armiqtë e tij dhe me ata që e mbështesin,
të jemi mirë me ata që japin fonde,
të jemi mirë me ata që nuk japin
dhe me ata që i marrin këto fonde,
duhet të jemi të mire në çdo gjë dhe
para çdo gjëje,
të mos kundërshtojmë asgjë,
t’i japim të drejtë secilit,
t’i himnizojmë partitë politike sidomos
ata që janë në pushtet,
duhet t’i lëpijmë pjatat
me gjuhën tonë të gjatë lakmitare,
të sillemi mirë me snobët,
t’ua marrim në gojë snobëve
dhe atyre që kundërshtojnë snobët,
asnjë palë nuk ka kuptim pa palën tjetër,
duhet t’i adhurojmë të gjitha format e
kuptimit dhe hapësirën e shtrirjes së palëve,
të jemi përules,
të jemi kokulur,
të shkretë dhe
pranues,
çdo ndihmë është epërsi,
çdo mendim ndryshe është armiqësi,
çdo veçanti është çmendi,
duhet të jemi të mirë me atë që na shan,
me ata që tallen me çdo gjë,
dogma e budallenjeve thotë
talluni me çdo gjë sepse triumfoni,
duhet të jesh politik,
brutalisht partiak,
i urtë dhe
dele
të lumtura,
të arsyeshme e
të gatshme për argumente,
duhet të jesh i vdekur shpirtërisht,
syhapur dhe
ta kesh mirë me të gjithë,
ta kesh mirë me të gjithë,
kudo që janë,
kudo që nuk janë,
kudo që mund të jenë,
kudo…
Skica: Ann Telnaes, Washington Post
Žižek-Shpëtim Selmani
Shpëtim Selmani E takova në aeroportin e Leipzigut. Do të udhëtonim bashkë, që do të thotë