NË MAL-Du Fu

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

NË MAL-Du Fu

(712-770)


Në mes të pjerrinës së kaltër

Pavijoni i luleve rri.


Dielli i vjeshtës përhap

Të turbulltën dritë të tij.


Gurët që bien nga lart

Pemët e rrëpirave ndeshin,


Të kulluarat rrudha të ujit,

Ujit mantelin ia zhveshin.


Peshqit e kuq po kërcejnë

Me hov deri sipër në breg,


Po kthehen sërish gjeraqinat

Mbasi kanë plaçkitur foletë.


Ja mbrëmja tek bie dhe unë

Udhën time jam duke kërkuar,


Pranë kokës së kalit tani

Rri pezull një re e cunguar.


Përktheu: Alket Çani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Shiu-Don Paterson

Shiu-Don Paterson Unë i dua të gjithë filmat që fillojnë me shi:
Go to Top