VALË-Sueton Zhugri
I vogël kam patur frikë
që merimangat
do më hynin në veshë
e do të bënin fole.
I shihja shtëpitë tona të plakura
me mure të plasaritura
si të ngrëna qeni
dhe ngjitur pas tyre
shihja litarët që pillnin gojët e varura
Sot e kësaj dite i ndiej këmbët e
tyre që më bredhin kanaleve të trurit…Ajo shtëpi ka vdekur tashmë,
gjaku i është derdhur jashtë
pikë pas pike
Dhe sa herë i afrohem
ndjej të njëjtën VALË
Si atëherë kur i afrohesha detit
dhe më bëhej se dëgjoja
zëra të poshtëruarish dhe të rrahurish.Ligji është kryeneç e i pashkruar me:
“lumturia s’mund të zgjasë.”Oh, përse gjithçka
është një shkumë përsëritëse,
me sipërfaqen e detit
që shkundet bregut
si çarçafët e bardhë
mbi një shtrat fëmijërie e dashurie…22.5.2021

Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri Sytë i kemi në ndoshta,si dritare të