Troket në sy një ditë shkurti-Arben Velo
Kërmillit të trishtimit
s’i mjafton guaska mbi shpinë.
Si ta mbaj lëmshin e dënesave
dhe të barit që s’ka mbirë?
Një çajkë shqetësimi
ndjek klasën e parë të pyllit.
Atlasit të agimit
ketrat ia hëngrën yllin.
Askush s’po njeh askënd.
Eva është bërë vjehrra e Erës
Burrat; Adamë që varrosin
bijëzat e vdekura të Besës.
Vezën e brengës thyen malli
Në tokë të verdhën e derdhi.
Unë s’jam gati të zbres
nga sytë e Drenushës që s’erdhi..
Gjinkallat e shirave japin meshë për një puthjen time-Arben Velo
Gjinkallat e shirave japin meshë për një puthjen time-Arben Velo Mbaj mend…Mesditë!…Vapa shponte si gjemb.Ti nuk
