Nëse unë duhet të vdes nga Refaat Alareer
Nëse unë duhet të vdes,
ti duhet të jetosh
për të treguar historinë time
për të shitur gjërat e mia
për të blerë një copë pëlhurë
dhe disa fije,
(bliije të bardhë me bisht të gjatë)
kështu, një fëmijë, diku në Gaza
teksa vështron qiellin në sy
duke pritur të atin që u largua në flakë –
pa i thënë lamtumirë askujt
madje as mishit të tij
madje as vetes së tij –
të shohë balonën, balonën time që e bëre ti, duke fluturuar atje lart
dhe të mendojë për një çast se një engjëll është atje
që po i rikthen dashurinë
Nëse unë duhet të vdes
le të sjellë ajo shpresë
le të jetë ajo një përrallë.Përktheu: Arlinda Guma

Një intervistë e shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, fitues i Çmimit Nobel, 2025
Reagimet e para. Intervistë telefonike, tetor, 2025. “Jam shumë krenar që jam në radhën e disa