Mos u shqetëso. Gjithçka do të shkojë mirë-Adrian Henri
Mos u shqetëso
Nëse i dashuri yt nuk të trajton ashtu siç duhet, vogëlushe
Gjithçka do të shkojë mirë
eja me mua
Dhe çdo poezi që unë shkruaj do të ketë emrin tënd.
Mos u shqetëso
Nëse fabrikat dhe vilat do mbulojnë fshatin Gjithçka do të shkojë mirë
Anglia do t’u kthehet kafshëve
dhe ne do të gjejmë një shtëpi nën gjethet e fierit
që i dallojnë vetëm dhelprat.
Mos u shqetëso
Nëse unë nuk kam pará të të blej kafe pas shkollës
Gjithçka do të shkojë mirë
Së shpejti poema do ta zëvendësojë paundin
si monedhë ndërkombëtare
dhe Britania do të përparojë sërish në standardin e poezisë.
Mos u shqetëso
Për ata të çmendurit në qeveri
Gjithçka do të shkojë mirë
Vendi do të qeveriset nga vajza të bukura nën I8 vjeç
(dhe ti do më lejosh të ta mbaj portofolin rrugës për në shtëpi).
Mos u shqetëso për atë që ndodhi natën e shkuar
Gjithçka do të shkojë mirë
Ata do të të japin pilula kontraceptive në formë muhalebije
së bashku me qumështin në kohën e lojës.
Mos u shqetëso për atë që thotë babai yt për brezin e ri
Gjithçka do të shkojë mirë
Do të ketë eutanazi të pavullnetshme për të gjithë ata mbi 30 vjeç
por jo një poet, piktor apo një muzikant.
Mos u shqetëso
Për shiun
Gjithçka do të shkojë mirë
Rrugët do mbulohen me lule të vockla ngjyrë rozë
si ato në llastikun e çorapeve të tua
Rrobat e banjës do ndalohen në plazhe Uniformat e shkollës do të jenë i vetmi lloj i lejuar në publik
Raporti yt i fundit do shënojë 100 për seks appeal (dhe performanca jote do të jetë e shkëlqyer)
Policët do të rrihen nga poetët
Sindikatat do të merren nga punëtorët
Do të ketë licensim 24-orësh
Dhe gjithçka do të jetë nën Shërbimin Kombëtar të Pijeve
prindërit e tu do na zgjojnë për të ngrënë mëngjesin
Mësuesi yt do të buzëqeshë me shënimet që thonë se ne kemi qëndruar në shtrat deri vonë
Fytyra jote do të jetë në çdo galeri arti
Emri yt në çdo libër me poezi
Pra, mos u shqetëso
gjithçka do të shkojë mirë.Përktheu: Arlinda Guma

Një intervistë e shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, fitues i Çmimit Nobel, 2025
Reagimet e para. Intervistë telefonike, tetor, 2025. “Jam shumë krenar që jam në radhën e disa