Marksi ka humbur kujtesën – Një roman i ri nga Arlinda Guma

in A(rt)ktivizëm/Letërsi by

Një aktiviste shqiptare shkruan një ese kushtuar fëmijëve të vendeve në luftë dhe ajo përhapet kudo. Lexohet në një seancë të jashtëzakonshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë NASA lajmëron se do të hedhë në hapësirë Komedinë Hyjnore. (Njerëzimit i duhet një pasaportë e denjë si ajo për të konkurruar me yjet.)

Por ç’mendon Dantja, Marksi dhe të tjera mendje të përndritura, të cilët, nga një përmasë e panjohur, janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e protestave në Tokë.

Ndërsa Zoti është kaq i zënë me shpirtin e njeriut, që zvogëlohet e zvogëlohet…

A do të arrijë ky shpirt, kaq i zvogëluar, të realizojë këtë përmbysje kaq të madhe?

“Marksi ka humbur kujtesën” është romani i katërt i autores Arlinda Guma dhe më përfaqësuesi i letërsisë së saj.

Kjo është fabula e romanit, me pak fjalë, ashtu siç është shkruar në kopertinën e pasme.

Romani është botuar nga Shtëpia Botuese “Dritëhije”

E gjeni në Librarinë Tiranabook pranë Sheshit Wilson, te Librari Shtëpia e Librit dhe te Art”s Librari pranë ish- Stacionit të Trenit

____________

Të tjera nga autorja:

“Bulevardi i Yjeve”

“Terma humanitarë si fjala bombardim”

“Bob Legjenda”

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from A(rt)ktivizëm

Go to Top