Kohët e vjetra – Harold Pinter

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Kohët e vjetra – Harold Pinter

Epo, s’kishte asnjë problem.
Të gjitha demokracitë
(të gjitha demokracitë)

ishin pas nesh.

Kështu që na u desh të vrisnim ca njerëz.
E çfarë pastaj?
Të majtët duhen vrarë.

Kjo është ajo çfarë thoshim
në kohët e vjetra:

Vajza jote është e majtë.

Do ta vringëllij këtë shkop gome
drejt e në trupin e saj të fëlliqur majtist.

E pra, kjo i ndaloi të majtët.
Ato mund të ishin kohët e vjetra
por ja ku po ua them: ato ishin kohët e mira të vjetra.

Gjithsesi të gjitha demokracitë
(të gjitha demokracitë)
ishin pas nesh.

Ato thoshin: vetëm mos
(thjesht mos)
i thoni askujt që ne jemi pas jush.

Kjo është e gjitha.
Thjesht mos i tregoni askujt
(thjesht mos)
thjesht mos i thoni askujt
që ne jemi pas jush.

Thjesht vritini ata.

Epo, gruaja ime donte paqe.
Po kështu edhe fëmijët e mi të vegjël. Kështu që ne i vramë të gjithë të majtët
për të sjellë paqe për fëmijët tanë të vegjël.

Gjithsesi s’kishte asnjë problem.
Ata janë të gjithë të vdekur gjithsesi.

Përktheu: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:

 

 

 

 

 

https://www.askasalla.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top