E kemi të drejtën për ta dashur vjeshtën-Mahmoud Darwish

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

E kemi të drejtën për ta dashur vjeshtën-Mahmoud Darwish

Edhe ne e kemi të drejtën për t’i dashur ditët e fundit të vjeshtës, e të pyesim:
A ka vend në fushë për një vjeshtë të re, që ne të shtrihemi si flakët e qymyrit?
Një vjeshtë që ngjyros gjethet e saj me ar.
Ah, sikur të ishim gjethe fiku, apo bar i harruar në luar dhe të këqyrnim ndërrimin e stinëve!
Ah, sikur të mos i kishim thënë kurrë lamtumirë të domosdoshmes
dhe të mos i kishim pyetur etërit tanë kur largoheshin nën kërcënimin e thikës.
Pastë mëshirë për ne poezia dhe emri i Zotit!
E kemi të drejtën që t’i ngrohim netët e grave të bukura
dhe të flasim për çfarë shkurton natën e dy të huajve që presin veriun të takojë kompasin.
Është vjeshtë. E kemi të drejtën që t’i përqafojmë aromat e vjeshtës dhe t’i kërkojmë natës një ëndërr.
A sëmuret vallë ëndrra, ashtu siç vetë ëndërrimtarët? Vjeshtë… vjeshtë…
A mund të lindë një popull nën tehun e gijotinës?
E kemi të drejtën që të vdesim si të duam.
Ah, e tërë toka u struktë në një kallëz gruri!

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

ndjesi-Majlinda Sinani Lulaj

ndjesi-Majlinda Sinani Lulaj   ndjesiasapodalë prej guaskës së vetmisërrëshqet nën përçapje kambëshe
Go to Top