Sytë i kemi në ndoshta, zemrat në përse-Sueton Zhugri
Sytë i kemi në ndoshta,
si dritare të varura mbi mjegull,
ku horizontet s’janë kurrë të plota,
veç copa hënash që premtojnë, pastaj shuhen.
Zemrat i kemi në përse,
varur në një fije pyetjesh
duke rrahur si orë pa akrepa
që matin jo kohën,
por ankthin e hapësirave të paprekura.
Ndërmjet ndoshta-ve dhe përse-ve
rritet një urë e padukshme,
ku hapat tona bëhen jehona,
e jehona kthehet në këngë të thyer.
Është shikimi,
ndoshta,
përse,
frymëmarrja.
Mes tyre,
njeriu endet si një shenjë
që nuk di nëse është fillim
apo fund i vetvetes.
28.8.2025

NATËN NËN QIELL-Sueton Zhugri
NATËN NËN QIELL-Sueton Zhugri Kjo është anija dhe ne të dy mblidhemi dritareve duke numëruar flakërimat