Nënës sime-Mahmoud Darwish

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Nënës sime-Mahmoud Darwish

Kam mall për bukën e nënës sime
Për kafen
Prekjen e saj
Kujtimet e fëmijërisë vijnë tek unë
Ditë pas dite
Duhet t’i jap kuptim jetës
Në orën e vdekjes sime
Ia vlejnë lotët e sime mëje.
Dhe nëse unë do të kthehem një ditë
Më merr si një vello për qerpikët e tu
Mbuloji kockat e mia me bar
I bekuar prej hapave të tu
Na lidh së bashku
Me një tufëz flokësh
Me një fijëz që derdhet nga e pasmja e fustanit tënd
Unë mund të bëhem i pavdekshëm
Mund të bëhem një Zot
Nëse prek thellësitë e zemrës tënde.
Nëse kthehem
Më përdor si dru për të ushqyer zjarrin
Si telin e rrobave në çatinë e shtëpisë
Pa bekimin tënd
Unë jam shumë i dobët për të qëndruar në këmbë
Jam i vjetër
M’i kthe hartat e yjeve të fëmijërisë
Në mënyrë që unë
Së bashku me dallëndyshet
Të arrij ta përshkruaj rrugën
E të kthehem në folezën tënde që pret.

Përktheu: Arlinda Guma

 

https://www.askasalla.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top