Mbi kafshët, njer’zit dhe ndërgjegjen-Arif Kryeziu
Kur isha njiher’ në Kosovë,
gjatë nji gjiroje me nji mik,
pam’ nji qenushe.
Në gojë mbante një kokë t’nji mace!
dukej ashiqare se kryt e maces
ishin pre e mbetun
nga qen ma t’mdhenj se qenushja.
E ajo e ngrata
kur na pa, leshoj kafkën
dhe iku me bisht ndër shalë…
Ndihej qart” se ishte udhës
te klyshët e saj…
T’shtangur e t’hutuar,
nuk ditëm as me u gëzu
e as me u pikllue …
… qenushja e vogël,
e ngrata, e uritura,
e harruara…,
që na la pa fjalë,
atë ditë me shumë diell
e me pak njer’zi…
Pse shkruaj?-Arif Kryeziu
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.