Grua e bukur-Nuri Plaku
Grua e bukur që erdhe papritur
E më hodhe në sy
Një grusht me vetëtima stuhish,
Tashmë ti je brenda meje,
Kthyer në gur rrufeje
Dhe rëndon
Sa një lamtumirë.
Eja të puthemi me vdekjen para se të ikësh
Diku në shtigjet e mbushur me ulërima ujqish,
Atje ku magjistarët
Kërkojnë gurët e rrallë të qiejve.
Në kafazin e gjoksit tim
Ulërin bisha e fatit
Me gurin e rrufesë në gojë.
Grua e bukur që erdhe papritur,
Merre atë gur para se të ikësh
E hidhe diku
Në një lumë të ngrirë gjaku.

E FSHEHTA E LIRIKËS SË FREDERIK RRESHPJES/Nuri Plaku
Nuri Plaku Në lirikën e tij, Rreshpja krijon një frymëmarrje të gjerë poetike aq sa të
Një poezi e nivelit të lartë, ku simbolika dhe mendimi shkrijnë gjatë rrugës njeri tjetrin, gjersa krijojnë sebashku një gur rrufeje Shkrepëtimat që ndeshen herë pas here nëpërmjet vargjeve, janë thjeshtë bukuria e një gruaje, qe autori e ka shndërruar në një heroinës artistike