Fjalë të zgjedhura për një qytet të zbrazur-Arben Velo
Në qytetin e zbrazur
janë mëkat të rinjtë.
Sërish në gusht lindën më pak fëmijë.
Ngjajnë sheshet
si komça të zbërthyera rrugësh.
Si paliçeta bebesh
nderur neonët çdo darkë..
Veç të moshuar
që nuk flasin ka.
Me heshtjet që u qajnë
të kyçura në kokë.
Si vetull fëmije, ikur diku larg,
ngjan jaka e hënës, zhubrosur në tokë.
Veç peshën e vetes
po mbajnë pallatet.
Këndojnë trille dhimbjeje
si në koret greke.
Prindër vetmitarë,
mbajnë çelësat e dyerve
si kërthiza të sapoprera bebeje.Fotografia: Rodney Smith

Dhe hijet në jug kushtojnë këtë verë më shumë-Arben Velo
Dhe hijet në jug kushtojnë këtë verë më shumë-Arben Velo Gusht, o gunë!Hijet në jug,këtë verë