E megjithatë, librat – Czeslaw Milos
E megjithatë librat do të jenë aty mbi rafte, qenie më vete,
që u shfaqën njëherë, ende me bojën e patharë
si gështenja vezullitëse nën një pemë vjeshte,
dhe, të prekur e të përkëdhelur, nisën të jetonin
pavarësisht zjarreve në horizont, kështjellave të hedhura në erë,
marshimit të fiseve, lëvizjes së planeteve.
“Ne ekzistojmë,” thoshin ata,
madje edhe kur faqet po u griseshin, apo kur një flakë gumëzhitëse u lëpinte shkronjat.
Janë kaq më të qëndrueshëm se ne,
se ngrohtësia jonë e brishtë, që ftohet bashkë me kujtesën, që fashitet, vdes.
E përfytyroj tokën kur unë të mos jem më:
Asgjë nuk ndodh, asnjë humbje, mbetet një paradë e huaj,
fustane grash, jargavanë të vesuar, një këngëz në luginë.
E megjithatë librat do të jenë aty mbi rafte, fisnikë,
ardhur prej njerëzve, por edhe prej rrëzëllimit, lartësive.Përktheu: Arlinda Guma
A ju nevojitet një dhomë për të shkruar?
Ne mendojmë se na duhet hapësirë për të qenë krijues, por mund të jetë krejtësisht e