E kam një vend në teatrin e braktisur-Mahmoud Darwish

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

E kam një vend në teatrin e braktisur-Mahmoud Darwish

E kam një vend në teatrin e braktisur
në Bejrut. Mund ta harroj, dhe mund ta kujtoj
aktin final pa më munduar malli… jo për ndonjë arsye tjetër
përveç asaj se drama nuk ishte shkruar
mjeshtërisht…
Kaos,
ashtu siç në ditët e luftës të atyre të mbyturve prej dëshpëririmit, dhe një autobiografi
e impulsit të spektatorëve. Aktorët po shqyenin skenarët
dhe kërkonin autorin midis nesh, ne dëshmitarëve
të ulur në sallë.
I them fqinjit tim, artist: Mos e nxirr armën, prit, vetëm po ishe ti autori!
—Jo.
Pastaj ai më pyet: E ti, a je ti autori?
—Jo.
Kështu qê ne rrimë të trembur. Unë them: Bëhu një hero neutral
për t’i shpëtuar një fati të dukshëm.
Ai thotë: Asnjë hero nuk vdes me nder në aktin e dytë.
Do pres pjesën tjetër. Mbase do ta rishkruaja njërin prej akteve.
Dhe ndoshta do shëroja atë që hekurat u bënë vëllezërve të mi.
Dhe pastaj unë them: Atëherë qenke ti?
Ai përgjigjet: Unë dhe ti jemi dy autorë dhe dy dëshmitarë të maskuar.
Unë them: Po ç’lidhje ka kjo me mua? Unë jam spektator.
Ai thotë: Nuk ka spektatorë pranë derës së humnerës… askush nuk është neutral këtu. Në fund ti duhet të zgjedhësh rolin tënd.
Dhe pastaj unë them: Por më mungon fillimi, cili është fillimi?

Përktheu: Arlinda Guma

Poezia e lexuar nga Arlinda Guma:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Duhet-Shpëtim Selmani

Duhet-Shpëtim Selmani duhet të jemi të mirë me kryeministrin,të jemi të mirë
Go to Top