Ç’mbetet nga jeta-Mahmoud Darwish
Sikur të më thoshin:
Në mbrëmje do vdesësh,
çfarë do bëje deri atëherë?
Unë do shihja orën e dorës,
do pija një gotë lëng,
do kafshoja një mollë,
do sodisja gjatë një milingonë që ka gjetur ushqim,
pastaj do shihja sërish orën e dorës.
Do më kishte mbetur kohë për të rruajtur mjekrën
dhe për t’u zhytur në një banjë, i pushtuar nga mendimet:
“Duhet të ketë një stoli për shkrimin,
ndaj, le të vishet me një petk blu.”
Do rrija i gjallë në tavolinën time deri në mesditë,
por s’do shihja asnjë gjurmë ngjyre në fjalë,
e bardhë, e bardhë, e bardhë…
Do përgatisja drekën time të fundit,
do hidhja verë në dy gota: një për vete
dhe një për atë që do vinte pa lajmëruar,
pastaj do dremisja mes dy ëndrrave.
Por gërhitja do më zgjonte…
ndaj do shihja orën e dorës:
dhe ende do kishte mbetur kohë për të lexuar.
Do lexoja një kapitull nga Dantja e gjysmën e një mu’allaqah-u,
dhe do shihja sesi jeta ime kalon prej meje
te të tjerët,
por s’do pyesja se kush do ta plotësonte çfarë mbetet bosh në të.
Kaq është, pra?
Kaq është, kaq.
Dhe e pastaj çfarë?
Pastaj do krihja flokët dhe do ta hidhja poezinë…
këtë poezi, në plehra.
Do vishesha me këmishë italiane të modës së fundit
e do parakaloja i shoqëruar nga violinat spanjolle,
dhe do ecja drejt varrit!
Pērktheu: Arlinda GumaPiktura: Edvard Munch

Është Natë dhe Ajo është e Vetmuar… Mahmoud Darwish
Është Natë dhe Ajo është e Vetmuar… Mahmoud Darwish Është natë dhe ajo është e vetmuar